Cmimi i ullirit dhe vajit shenon rekord/ Qytetarët nuk e blejnë dot, ja sa shitet ne treg..

46317
0

Berati njihet si një nga qytetet me prodhimin më të madh të ullirit në vend, prodhim të cilin një pjesë e fermerëve e eksportojnë edhe jashtë vendit.

Por ky vit nuk solli për ta pritshmëritë pasi prodhimi i ullirit doli me cilësi, por jo në rendimentin e një viti më parë. Kushtet atmosferike të verës së nxehtë dhe pa shira të këtij viti përgjysmuan prodhimin dhe ky përgjysmim i prodhimit ka ndikuar negativisht tek konsumatori.

Në tregjet e Beratit duket qartë sasia e pakët e ullirit, çmimi i të cilit këtë vit është dyfishuar. Në treg, 1 kg ulli këtë vit ka shkuar në 250-300 lekë (të reja) nga 130-150 lekë që ka qenë kg vitin e kaluar. Rritje të madhe ka pësuar këtë vit edhe çmimi i vajit të ullirit, i cili nga 300 lekë (të reja) për kg që ka qenë vitin e kaluar këtë vit ka shkuar në 600-700 lekë.

Ndërkohë që tregtarët e justifikojnë dyfishimin e çmimit të ullirit me përgjysmimin e sasisë së prodhimit, qytetarët shprehen se e kanë të pamundur ta blejnë me këtë çmim ullirin dhe vajin e ullirit.

Banorët shprehen se të ardhurat e tyre janë të pakta dhe e bëjnë të pamundur ti afrohen këtë vit tregjeve ku shitet ulliri dhe vaji i ullirit.