E njihni vogelushin në foto, sot është nje moderator i njohur

185
0

Në puntatën e kësaj të shtune në emisionin “Rudina” në TV Klan, të ftuarit përshkruan rrugëtimin e tyre në fushat respektive dhe sollën për shikuesit edhe nga një foto të veçantë për ta.

Gazetari dhe moderatori i Klan News, Besard Jacaj, i kishte “dorëzuar” stafit veten e tij në moshën 3-vjeçare.

Shumë ndryshe nga sot, me flokë bjondë, Jacaj tha se kjo foto mbetet e veçantë për të sepse është e vetmja që ka nga fëmijëria e asaj moshe.

Pasi imazhi u shfaq në ekran, Rudina Magjistari i tha gazetarit ta ruajë me kujdes, sepse fotot e asaj periudhe janë kujtimi më i bukur.

Rudina Magjistari: Kalojmë tek fotoja e Besit, e shohim cilën foto ka sjellë ai dhe përse e ka zgjedhur atë?

Besard Jacaj: Unë jam këtu në moshën 3-vjeçare

Rudina Magjistari: 3 vjeç ti këtu?!

Besard Jacaj: 3 vjeç po. Kjo është fotoja. Unë 3 vjeç dhe…

Rudina Magjistari: Ne thamë, mos Besi paska një fëmijë dhe ne s’e paskemi ditur. Qenke ti vetë këtu.

Besard Jacaj: Jo jo, jam unë 3 vjeç. Ndërsa prindërit, të afërmit, më kanë thënë që në atë kohë e kam pasur frikë kamerën. Nuk e di pse doli e kundërta me kalimin e viteve, por pavarësisht faktit që gazetaria më ka dhënë fatin të intervistoj shumë figura të ndryshme, shkrimtarë deri tek kryeministri. Kjo është fotoja e vetme që unë kam nga fëmijëria sepse trazirat e ’97-ës kishin krijuar një problematikë, siç ndodhi që u dogjën dhe patën shumë problematika, dhe kjo është e vetmja foto të cilën unë e kam gjetur pas disa vitesh, pra kur isha rritur. Kjo është e vetmja foto e kësaj moshe.