Shqiptarit në Itali i bejne atentat/ 40-vjeçari qëllohet teksa po kthehej në shtëpi, ja cfare dyshohet..

5265
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 40-vjeçar shqiptar është plagosur pasi iu bë një atentat.

Ngjarja ka ndodhur në Acerra në komunën e Campanias, teksa shqiptari ishte duke udhëtuar me biçiklete. Persona ende të paidentifikuar e kanë qëlluar atë me armë zjarri dhe më pas janë larguar. Ndërkohë 40-vjeçari shqiptar është transportuar në spital dhe mjekët kanë siguruar se ai nuk ka rrezik për jetën.

Mediat në Itali thonë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bandë grabitësish. Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.

I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt ku ka ndodhur plagosja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar. Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen e plotë.