Ish-Kryeministri Fatos Nano në gjëndje të rëndë shëndetësore

192
0

Ish-Kryeministri Fatos Nano ndodhet i shtruar prej disa ditësh në Spitalin Hygeia në kryeqytet.

Sipas Klan News, Nano ndodhet në reanimacion prej 1 jave. Sipas mjekëve, ish-Kryeministri 70-vjeçar u paraqit në spital me insuficencë respiratore dhe aktualisht është i intubuar.

Por përpjekjet e mjekëve kanë nisur të japin rezultate pozitive dhe parametrat jetësore të ish-Kryeministrit Nano janë përmirësuar dhe niveli i oksigjenit në gjak është rritur.

Burime nga spitali thonë për Klan News se Fatos Nano është drejt përmirësimit, gjithsesi mbetet me prognozë të rezervuar.

Fatos Nano ka qenë Kryeministër i Shqipërisë në periudhat 22 Shkurt – 5 Qershor 1991, 25 Korrik 1997 – 28 Shtator 1998 dhe 31 Korrik 2022 – 10 Shtator 2005.  /