“Çdo ditë mendon se burri i saj është në punë..” Vajza që humbi kujtesën, qan sa herë ia kujtojnë se i shoqi e la

660
0

Një grua që ka humbur kujtesën qan çdo ditë, pasi i thuhet se burri i saj e la atë pasi ajo u sëmur

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për Veronika Mescheryakova, 29 vjeçe, e cila vuan nga një formë akute e porfirisë, një çrregullim gjaku që mund të shkaktojë humbje të kujtesës dhe simptoma të tjera, duke përfshirë dhimbje të forta dhe probleme të frymëmarrjes.

Një operacion për të lehtësuar simptomat e saj para disa vitesh nuk arriti ta ndihmonte dhe ajo tani ka humbje afatshkurtër të kujtesës dhe gjymtyrë të paralizuar, përcjell Telegrafi. Për shkak të gjendjes së saj, Veronika nuk mban mend se bashkëshorti i saj ka kërkuar divorc në nëntor të vitit të kaluar.

Si pasojë, ajo çdo ditë mendon se burri i saj është në punë, por kur nuk kthehet në shtëpi gjatë natës, nëna e saj duhet t’i tregojë përsëri për divorcin, duke e lënë të shqetësuar.

Veronika, nga Kazani, Rusia, thuhet se bërtet vazhdimisht për dashurinë e saj të humbur.

Gjithsesi, arsyet e ndarjes së burrit të saj të paidentifikuar ende nuk u bënë publike.

Mediat lokale raportojnë se nëna e saj po e ndihmon të ri-mësojë se si të ecë dhe se mamaja e kujdesshme shpreson se Veronika do të lidhet një ditë me ishin e saj.

Porfiria është një grup i çrregullimeve në të cilat trupi nuk është në gjendje të pastrojë përbërësit organikë të njohur si porfirina, të cilat pastaj ndërhyjnë në operacionet normale të sistemit nervor dhe lëkurës./gazetaexpres/