“Si t’i them kolegut që vjen aq erë e keqe, sa nuk më lë të përqendrohem?” Përgjigja e psikologes..

549
0

Një vajzë, të cilën e ka zënë halli me kolegun e tij të punës, i ka shkruar një letër psikologes, ku i kërkon ndihmë për të zgjidhur problemin.

Ajo thotë se kolegu i saj mban erë të keqe, edhe pse ajo ka blerë shumë aromatizues të ambientit, madje i ka thënë edhe shefit, por ai nuk ka bërë as edhe një gjë. Sipas vajzës, aroma jo e këndshme nuk e lejon të përqendrohet.

Gjithashtu shprehet se rreth një vit më parë, një tjetër koleg pati të njëjtin problem me atë person dhe pasi ia tha në sy, nisi të qante.

Vajza shprehet:

Nuk dua të ofendoj apo të mërzitet dikush, por e kam shumë vështirë të përqendrohem me këtë erë. Gjatë shumë ditëve mundohem të mos marr frymë. Nuk durohet kështu”.

Psikologia i përgjigjet:

Duke mos ia thënë këtë problem kolegut tuaj, nuk jeni duke i bërë atij ndonjë nder në vendin e punës, apo edhe në ambientin rrethues jashtë jush.

Flisni me drejtuesit, menaxherët apo këdo të mundni në zyrën tuaj. Eprorët duhet t’ia bëjnë të ditur çështjen e pastërtisë”.