E bëri 44 vjeçe, indinjohet Rudina Magjistari

1635
0

Moderatorja Rudina Magjistari e ka humbur disi qetësinë e saj, pasi në mediat rozë u shkrua se ishte 44 vjeçe.

Ajo citon një portal që kishte publikuar shkrimin, duke përgënjeshtruar moshën.

Madje ajo shton se ndihet mirë me moshën që ka, por se nuk ka shkaur ende 44.

“Më vjen keq, me gjithë simpatinë që kam, por informacioni është i pasaktë. Mos mi shtoni vitet kot, edhe pse me moshën time kam qenë gjithmonë në paqe. Dhe mos e besoni Wikipedian për çdo gjë. Edhe portalet janë më të besueshme se ajo”, shkruan Rudina.

Ajo ndihet komode me veten e saj, e realizuar në karrierë dhe në familje.

Rudina u bë nënë e një vajze fund tetorin e vitit 2015, si fryt i lidhjes disa vjeçare me ish-kampionin e kick boksit Xhavit Bajramaj. /a.y/noa.al