Skip to content

Shuhet aktorja e njohur për shqiptarët

    Shuhet në moshën 83-vjeçare aktorja e njohur e telenovelave meksikane, Maria Rubio.

    Ajo u bë e njohur për shqiptarët në telenovelën, “Salome” e cila luante rolin e Lukrecias.

    Nuk dihet arsyeja e ndarjes nga jeta të aktores.

      Lajmin për ndarjen nga jeta të aktores e ka dhënë mbesa e saj, Fernanda Reyes Pedret.

    “Gjyshja ime, idhulli im, shembulli që unë ndjek, sot është pranë babait tim,”-shkruan ajo në Tëitter.

    Maria Rubio njihet për rolet e saj në “Salome”, “E dashur armike”, “Dy fytyrat e Anës”./a.k/noa.al/