“Çohuni se na vranë”, dëshmitari rrëfen panikun gjatë grabitjes në Fier

Mesditën e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në qytetin e Fierit. Grabitja e një pikë këmbimi valutor nuk shkoi ashtu siç ishte parashikuar nga autorët e ngjarjes.

Dy persona mbetën të plagosur, ndërsa një dëshmitar okular tregon gjithë skenën e krimit. Sipas tij dy persona u futën në pikën e këmbimit valutor, të maskuar dhe me automatikë në duar.

Ai rrëfën se policia erdhi gjysmë ore pasi kishte ndodhur e gjithë ngjarja.

“Po kërkonte ndihmë ai i valutës dhe ajo gruaja brenda, por njeri nuk u afrua fare. Policia nuk ishte. Më pas erdhi Aguri mori karrigen time dhe e goditi. Unë isha pas Agurit dhe rashë menjëherë që mos me merrte plumbi. Ata ishin dy veta të maskuar me automatik. Më pas ikën në këmbë. “Çohuni o popull”- thashë unë se na vranë.

Policia erdhi pas gjysmë orë. Kurse ambulanca erdhi më vonë, pas policisë” tregon dëshmitari.

Nga kjo ngjarje të plagosur mbetën 64-vjeçari Gëzim Hoxha, pronari i pikës së këmbimit valutor dhe një tjetër person, i identifikuar si Agur Vrenozi 53 vjeç.

Policia vuri në pranga Zini Fyrajn, 37 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë, Lulëzim Demiraj 42 vjeç, banues në Vajzë, Vlorë dhe Dashamir Gergali, 41 vjeç, banues në Zhupan, Fier, si autorë të ngjarjes.

/noa/

- Advertisement -

Zbulohet pas 14 vitesh krimi i shqiptarit në Itali

Drejtësia vonon, por nuk harron! Kështu mund të thuhet për një grabitje të ndodhur 14 vite më parë në Itali, por së fundmi është...

Ndryshimi i orës, kur do të ndodhë dhe cfarë duhet të dini..

Një orë para në agim të së dielës do të ndryshojë orarin tonë, duke shënuar fillimin e periudhës së kursimit të energjisë, por kjo...

“Bënë xhiro me makinë me 40-vjeçarin, pastaj shkuan në hotel”/ Gazetarja nxjerr DETAJE nga ngjarja në Vlorë: 15-vjeçarja me 2 shoqe..

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka dhënë detaje në emisionin Top Story në Top Channel këtë të mërkurë në lidhje me ngjarjen e...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.