Tragjike: Aktorja shqiptare shpallet e humbur, familja e dëshpëruar kërkon ndihmë. Lajmi pushton mediat..

434
0

Ka pushtuar mediat sot lajmi se aktorja shqiptare e njohur nga filmi “All or nothing”, Adea Shabani është zhdukur që prej të premtes së javës së kaluar.

Adea jeton në Los Angeles prej 2 vitesh në ndjekje të ëndrrës hollivudiane.

25-vjeçarja studion për aktrim në Los Angeles dhe miqtë filluan të shqetësohen kur ajo nuk kishte shkuar në mësim.

Miqtë thonë se Adea nuk e kishte kyçur derën e shtëpisë dhe hera e fundit kur u pa ishte më 23 shkurt afër bllokut 1700 në Wilcox Avenue, disa blloqe larg Teatrit të Famshëm Kinez në mes të Hollywood, jo shumë larg vendit ku jeton.

Mamaja e aktores ka angazhuar hetues privat teksa familja dhe miqtë janë shumë të shqetësuar dhe po kërkojnë ndihmë.

“Diçka po ndodh me të. Nuk e dimë ku është. Shpresojmë të jetë gjallë”, është shprehur mikesha e Adeas, Emma Joe.

Nga Beqir Sina

Departamenti i Personave të Humbur “Missing Person”, i Policisë së Los Angeles-it, në një njoftim të saj, për publikun u lutet të gjithë mediave sociale dhe atyre profesionale të ndihmojnë në përhapjen e lajmit rreth zhdukjes së 25 vjeçares Adea Shabani.

Adea thotë policia u pa për herë të fundit më 23 shkurt në një restorant “Rise n Grind” në Hollywood.

Në posterin e personave të humbur ajo përshkruhet si:

• Gjinia femërore.
• Flokët: të gjatë / bjonde.
• Sytë: Blu.
• E gjatë: 5 feet dhe 4 inç
• Pesha: 110 paund.

Nëse keni ndonjë informacion në lidhje me vendndodhjen e Adeas, ju kërkohet menjëherë të kontaktoni LAPD-Hollywood Station në 213-972-2971.

Nëse dëshironi të mbeteni anonim me informacionin tuaj, ju jeni të mirëpritur të thërrisni LAPD në Kaliforni në numrin 1-800-222-8477.