Punoja ne aeroport, u pasurova kur mbusha 38 vjeç, “rrëfehet” Alabbar: Ja si u bëra miliarder

303
0

Mohamed Alabbar, biznesmeni i cili ka fituar të drejtën për ndërtimin e projektit të rëndësishëm të Portit të Durrësit, ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story”.

Grida Duma: Ju më thatë se deri në moshën 22-vjeçare nuk kishit filluar asgjë, cilat ishin punët që keni bërë?

Mohamed Alabbar: Nisa të punoja kur isha 16-vjeç në disa trupa diplomatike si korrier, më pas në moshën 16-17 vjeç për dy vite kam punuar si oficer i doganës në aeroportin e Dubait, kontrolloja valixhet e pasagjerëve, dhe në mëngjes shkoja në shkollë, isha shumë entuziazmuese, isha i lumtur që merrja 55 dollarë në muaj ishte shumë për mua. Pastaj pata fatin të fitoja një bursë dhe shkova në SHBA.

Në moshën 21 apo 22 vjeçare fillova të tentoja dhe tentova derisa u bëra 38-vjeç, atëherë filloi. Ishte fillimi i frikshëm për mua. Tani kam qindra miliardë dollarë, njerëzit kishin besim te mua dhe mi dhanë e unë duhet të sigurohesh që këto para të ishin të sigurta duhej të nxirrja fitime por nuk doja t ja dija për veten, se njerëzit kishin besim më jepnin 300 mln dollarë.

Unë nuk kisha përvoja të mëparshme kisha vetëm një emër të panjollosur dhe emrin e babait tim. Rreth 25 njerëz mi dhanë ato para, ishte një kompani e pasurive të patundshme, ata besuan që isha djalë i mirë e i aftë, kisha frikë se mos dështoja e mund të mos shkonte mirë, ish ai vetëdijshëm ditë e natë.

Grida Duma: Ju keni projekte që në mënyrë të veçantë i quani projekte të stilit të jetesës. Nga vjen modestia juaj.

Mohamed Alabbar: Nga nëna ime është një grua tepër speciale, ti je me fat ke një familje të mirë e të shëndetshme, ke reputacion dhe emër të mirë mendoj se duhet të jem modest se është një dhuratë sepse e përzgjedh zoti kujt do i japë çfarë.

Grida Duma: Si ndiheni ndërkombëtarisht për emrin që keni?

Mohamed Alabbar:Nuk ndjej asgjë speciale, të jem i sinqerttë sepse jam gjithmonë i zhytur në mendime, çfarë duhet të bëj në një vend aq të bukurpunojnë njerëz të mirë për mua dhe mendoj a po punoj mirë apo drejtë, a është mirë nëna ime, ajo është në spital prej dy muajsh dhe mora vesh që sot do e nxjerrin. Gjëra të tilla mendoj, jam gjithmonë i fiksuar me ‘si mudn të përmirësohemi’. Jma me fat që bëj këtë punë në jetën time

Grida Duma: Është fakt që të gjithë ëndërrojnë të jenë miliarder në ditët e sotme, si mund ta arrijë atë stil jetese një person?

Mohamed Alabbar: Është në natyrën njerëzore që njeriu të grumbullojë para, nëse në mungon entuziazmi për të fituar para e të jetuar e pasuruar është një mënyrë indirekte për ta bërë këtë. Ne jemi aq të mënçur sa të fillojmë me dëshirat e pasi të sigurojmë familjet tona është momenti të bëjmë gjëra madhështore në jetë sepse qëllimin e kemi arritur. Në të njëjtën kohë duhen bërë biznese që janë financiarisht të qëndrueshme, e kam kaluar fazën për të bërë gjërat siç duhet.