Ndoshta ishin kursimet e një banori të zonës.
Ekipet e kërkim shpëtimit po vijojnë punën pa ndërprerë prej 10 ditësh për gjetjen e trupave të tjerë të mbuluar nën rrënojat e ndërtesave të shkatërruara nga tërmeti i fuqishëm i së hënës në Turqi dhe Siri.
Ekipet ruse të shpëtimit kanë gjetur një tenxhere me 150,000 dollarë ndërsa po pastronin rrënojat në një ndërtesë apartamentesh në Turqi.
Shuma e parave i është dorëzuar policisë lokale për inventarizimin.
Fatkeqësisht nuk kanë munguar dhe plaçkitjet e policia ka arrestuar dhjetëra persona.
Tërmetet në Turqinë juglindore më 6 shkurt lanë më shumë se 36 mijë persona të vdekur dhe më shumë se 80,000 të plagosur, me mbi 6,400 ndërtesa të shkatërruara. Përpjekjet e shpëtimit dhe pastrimit në zonat e goditura nga fatkeqësia po vazhdojnë.