Hiqen si punonjës të Tatimeve, Administrata: Bëni kujdes, ja si t’i dalloni që janë mashtrues

82
0

Persona të paautorizuar janë duke mashtruar bizneset duke u prezantuar si punonjës Tatimorë. Për këtë arsye, Administrata Tatimore ka publikuar disa elementë dallues në mënyrë që bizneset të mos bien pre e mashtrimit.

Pronarët e bizneseve duhet të kenë parasysh që punonjësit e Tatimeve mund të identifikohen me anë të badge-it, që përmban emrin, mbiemrin, foton, pozicionin e punës dhe emërtimin e drejtorisë.

Po ashtu, nga urdhri i punës i firmosur nga drejtuesi i Drejtorisë përkatëse dhe uniformat dalluese me mbishkrimin: Administrata Tatimore.

Administrata Tatimore u ka bërë thirrje tatimpaguesve që të bëjnë kujdes nëse përballen me persona të dyshimtë, që nuk i kanë elementet si më sipër dhe të mos lejojnë futjen e tyre në ambientet e biznesit.