Shqipëria dhuron 1 milionë euro për Turqinë, Rama telefonon gjate emisionit ku po dhuroheshin fonde: Ne emer te popullit shqiptar..

37
0

Shqipëria dhuron 1 milionë euro si mbështetje financiare për rindërtimin në Turqi pas tërmeteve shkatërruese të 6 Shkurtit që shkaktuan më shumë se 35 mijë viktima. Kryeministri Edi Rama u bë pjesë e fushatës sensibilizuese televizive “Turqia, një zemër”, që u transmetua njëherësh në 13 kanale televizive në mbarë Turqinë.

Në një lidhje telefonike drejtpërdrejtë, Rama shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe njëherësh deklaroi mbështetjen për popullin turk.

“Jam shumë i nderuar të jem pjesë e këtij programi sensibilizues, si përfaqësues i Shqipërisë. Vendi ynë mbajti të hënën një ditë zie kombëtare, për të shprehur solidaritetin dhe nderuar viktimat e tragjedisë. Ne nuk do ta harrojmë çfarë bëri Presidenti Erdogan pas tërmetit të vitit 2019. Ne jemi me popullin turk. Në emër të popullit shqiptar ne duam të dhurojmë 1 milionë euro. E di që kjo nuk është asgjë, pasi nevojat janë shumë-shumë më të mëdha.”

Gjatë fushatës “Turqia një zemër”, vetëm brenda 2 orë e gjysmë u grumbulluan të paktën 5 miliardë euro.

Nga dy tërmetet e 6 shkurtit me magnitudë 7.8 dhe 7.6 me epiqendër në Kahramanmaraş, u prekën mbi 13 milionë njerëz në 10 provinca turke.

Tërmeti shkaktoi më shumë se 5800 viktima në Sirinë fqinje, duke shkaktuar një katastrofë humanitare me të paktën 5.3 milionë të pastrehë dhe rrezikun e shpërthimit të sëmundjeve infektive.