Kryenin vjedhje gjatë natës, arrestohen dy shqiptarët, dalin pamjet, shikoni si futen në shtëpitë e italianëve (VIDEO)

132
0

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen për për një sërë vjedhjesh.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë mjë shqiptar i moshës 34 vjeç dhe 44 vjeç, pasi akuzohen për vjedhje të shumta në vila në Versilia, të kryera verën e kaluar.

Shqiptarët kryenin vjedhje gjatë natës, edhe kur brenda kishte njerëz. Viktimat ishin thuajse gjithmonë turistë të huaj, të cilët kishin marrë rezidenca me qira për periudha të shkurtra.

Vlera e mallit të hequr është shumë e madhe, e matshme mbi 300,000 euro. Vjedhjet përfshinin sende me vlerë, ora prestigjioze (Patek Philippe, Cartier, Rolex etj.), valixhe të mbuluara me lëkurë krokodili me vlerë mijëra euro, këpucë dhe veshje të markës, produkte telefonike.

Ajo që i “fiksoi” kriminelët, siç doli nga aktiviteti teknik, ishte mbi të gjitha kërkimi i veshjeve dhe çantave të grave, të cilat më pas mund t’i rishisnin, deri në atë pikë sa ishin të pakënaqur kur në shtëpitë e vizituara kishte vetëm burra.

Për të mos lehtësuar gjurmimin e mallrave të vjedhura, lëvizjet drejt Shqipërisë, të cilat kryheshin mesatarisht çdo 15-20 ditë, u diversifikuan duke përdorur çdo mjet transporti, avion, anije dhe makinë, si përtej kufirit të Triestes ashtu edhe në autostradën deri në Bari, për të hipur më pas në bordin e anijes,

Shqiptarët janë shpallur fajtor për 15 vjedhje banesash, të kryera në muajt e këtij viti.