Një i ri është nxjerrë nga rrënojat e tërmetit në Turqi pas 133 orësh. Mediat turke raportojnë se Barış Kuzucuoğlu ka rrëfyer për ekipin e kërkim-shpëtimit se ka mbijetuar duke konsumuar një litër pije të gazuar që e kishte afër në momentin kur tërmeti i rëndë goditi vendin të hënën.
Kuzucuoğlu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ka luajtur PlayStation gjatë tërmetit. “Unë mbijetova duke pirë Coca Cola”, ka thënë ai. Rastet e të personave që janë shpëtuar të gjallë pas disa ditësh nën rrënoja kanë ngjallur shpresa te banorët që ende nuk dinë asgjë për fatin e të afërmve.
Kujtojmë që deri më tani numri i viktimave në Turqi ka shkuar në 24,617 persona. 3,553 vdekje janë raportuar në Siri, duke e çuar kështu numrin total të viktimave në të dyja vendet në mbi 28 mijë.