Banorët e BBVIP shpërthejnë në lot kur shohin pamjet nga tërmeti në Turqi dhe Siri

57
0

Këtë të shtunë “prime” i Big Brother Vip ka nisur ndryshe. “Vëllai i madh” mori vendimin që banorët të merrnin një informacion nga jashtë, që ka të bëjë me tërmetin tragjik që është shënuar në Turqi dhe Siri.

Kur banorët panë pamjet e rënda dhe numrin e viktimave kanë “shpërthyer” në lot, të shqetësuar për situatën.

Lajmi u transmetua me qëllim që banorët t’i bëjnë apel publikut shqiptar për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti, ku është   Top Channel dhe Fundjavë Ndryshe kanë nisur një fushatë bamirësie për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri.