Nuk ka vend për panik! Sizmiologu qetëson qytetarët për tërmetin

118
0

Sizmiologu Rrapo Ormeni ka qetësuar qytetarët pas lëkundjeve të forta të tërmetit të ndjera mbrëmjen e sotme.

Ai u shpreh se nuk është një tërmet i cili shkakton panik dhe dëme materiale.

“Një tërmet i cili ka rënë tani është me epiqendër 25 km në verilindje të Tiranës është ndjerë fort dhe në Tiranë. Është një tërmet 4.7 i shkallës rihter dhe mbi 6 ballë. Zona Bulqizës Dibër është një zonë sizmike. Pas këtij tërmeti ka pasur edhe lëkundje të tjera më të vogla. Nuk është një tërmet që shkakton panik, nuk shkakton dëme materiale”- tha Ormeni për “Report Tv”.

Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë i shkallës rihter me epiqendër në Klos, vetëm 23 kliometra larg Tiranës e me thellësi 3 kilometra, ka tronditur mbrëmjen e sotme disa qytete të vendit.

Lëkundje të forta janë ndjerë në Tiranë, në Klos, Lezhë, Fushë-Krujë, Durrës, Elbasan, Shkodër, si dhe Pogradec.

Sipas ministrisë së Mbrojtjes deri tani raportohet disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.