Tërmeti i fundit, ministri Peleshi: Dëme të lehta..

62
0

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi thotë se nga lëkundjet e tërmetit që ranë këtë të diel në vendin tonë, raportohet për dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos.

“Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe IGJEUM, lëkundje tërmeti  me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit”,