Sizmiologët: Tërmeti zgjati 40 sekonda, me 80 pasgoditje

41
0

Tërmeti 4.7 i shkallës Rihter me epiqendër në Klos mbrëmjen e së dielës zgjati 40 sekonda. Sizmiologu Edmond Dushi thotë se deri tani janë regjistruar afro 80 pasgoditje, më e forta 3.9 Rihter.

Edmond Dushi: Në stacionin e Tiranës që është më i afërt goditja kryesore, regjistrimi tregon 40 sekonda. Aktiviteti është goxha i shprehur. Kemi një ecuri aktive postërmetesh, kishim një tendencë deri në orët e para në rënie dhe tani kemi një riaktivizim të magnitudave mbi 3.Tek një numër prej 80 pasgoditjesh.

Sipas sizmiologëve në zonën e Klosit, çlirimi i energjisë vijon të mbetet i lartë, dhe këtë e tregojnë lëkundjet sizmike të regjistruara gjatë gjithë kohës.

Edmond Dushi: Zona nuk e ka çliruar të gjithë energjinë e vet dhe bën që të ketë grumbullim ose akumulim lokal të energjisë e cila shprehet me magnitudë më të lartë. Kemi një rritje të magnitudës dhe kur zgjat në kohë mund të kemi edhe devijime.

Siç duket edhe në këto pamje, vatra e lëkundjeve është zgjeruar edhe drejt Dibrës.

Edmond Dushi: Ne e quajmë në tërminologjinë tonë migrim i vatrave ose pasgoditjeve është dukuri e njohur dhe një pjesë e energjisë transferohet në zonat fqinje dhe ne presim pasgoditje me magnitudë më të vogla.

Rrjeti i Monitorimit Sizmiologjik i IGJEO regjistroi rreth orës 22 e 37 minuta lëkundjen e fortë të 4.7 të shkallës Rihter me thellësi të vatrës 5 km. Epiqendra u lokalizua 4 km në Jug-Perëndim të Klosit, ndërsa lëkundjet u ndjenë në gjithë vendin, por më shumë në disa qytete si Peshkopi, Tiranë, Elbasan, Lezhë e Krujë.