“Burri im ka një lidhje me një vajzë të re”, telefonuesja habit: Kam ulur kokën se s’dua që familja të shkatërrohet

108
0

Ana, një telefonuese nga Tirana në “Aldo Morning Show” në Tv Klan rrëfen një të vërtetë jo të lehtë nga jeta e saj. Lidhur me temën nëse një vajzë e re duhet të dashurohet me një 50-vjeçar, ajo thotë se po jeton rastin pasi burri i saj ka një lidhje jashtëmartesore me një të re në moshë. Ana thotë se është në dijeni të situatës, por qëndron vetëm për të mos ndarë familjen.

Ana: Sa për temën, jetojmë në një realitet të hidhur. Unë jam bashkëvuajtëse, siç ishte ajo tjetra para me një histori të  tillë, unë jam bashkëvuajtëse e këtyre problemeve.

Aldo: Po pse?

Ana: Të them të drejtën im shoq ka një lidhje me këtë lloj moshe, por mosha e tij është më e madhe se 50. Unë nuk i kam rënë, pavarësisht se e kam kuptuar.Më bën përshtypje diçka, që ai në vend që të jetë i lumtur, ai po bëhet skllav i kësaj lidhjeje.

Aldo: Që do të thotë?

Ana: Që nuk ndihet mirë ose ajo distancë e moshës e bën këtë që të jetë skllav, me mua ishte i barabartë në çdo gjë.

Aldo: Kur thua ishte, ju nuk jeni më bashkë apo jo?

Ana: Nuk jemi ndarë për arsye të familjes, jam pak tradicionale,s’dua që familja ime të shkatërrohet.

Aldo: Ti s’do që familja të shkatërrohet, por edhe të shëndoshë shumë nuk e paske.

Ana: Nuk është fare e shëndoshë, por unë kam privuar veten nga kjo situatë, vetëm si e si, jetojmë në Shqipëri, jemi pak brez paragjykues.