Rudina feston përvjetorin e njohjes me Xhavit Bajramin, ja si nisi historia e tyre e dashurisë në Facebook..

1538
0

Për moderatoren shumë të dashur për publikun, me një nga emisionet më të ndjekura në vend, Rudina Magjistarin sot është një datë e shënuar pasi ajo dhe bashkëshorti Xhavit Bajrami festojnë përvjetorin e njohjes.

Këtë datë Rudinës dhe Xhavitit ja kujton pikërisht “Facebook” aty ku çifti u njoh 7 vite më parë.

“Njohja ime me Xhavitin ka filluar në rrjetet sociale, ai më shkruajti në Facebook një mesazh përshëndetës edhe pse nuk njiheshim më parë”, tregoi moderatorja 5 vite më parë për njohjen me Xhavit Bajramin, e ftuar në “Zonë e lirë”.

Rudina Magjistari zbuloi se mesazhi i parë që i ka dërguar kampioni i kickboxing, ishte: “Përshëndetje nga Tokio”, mesazh i cili i kishte bërë përshtypje moderatores e cila ka pasur gjithnjë kuriozitet për kulturën aziatike.

Më pas nga kurioziteti ajo e ftoi Xhavitin në emision, aty ku u takuan për herë të parë. “Nga kurioziteti e ftova në emision dhe impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pasaj u plotësua edhe nga detaje të tjera”, ka treguar Rudina.

Sot çifti janë më të lumtur se kurrë krah njëri-tjetrit dhe prindër të një vajze me emrin Mia.