Sherr live në emision, Berisha: Ti ke vrarë, Artan Hoxha: Je hjeksi i Azem Hajdarit, Do shkosh në burg

Ish-kryeministri Berisha ka ndërhyrë tek Studio e hapur e Eni Vasilit, në lidhje me deklarat e bëra sot për Artur Meçollarin duke e cilësuar atë si spiun.

“Së pari dëshiroj të theksoj se ky informacion është botuar dje në të gjitha mediat. Është konfirmuar sot nga Sali Berisha, pasi ma kanë konfirmuar oficerë madhorë gjeneralë të ushtrisë shqipatre të FA, por në një mënyrë indirekte e konfirmoi edhe ministria e mbrojtjes.

Ke të ftuar aty një person që është akuzuar për vrasje  të dëshmitarit. Ai sjell nëpër studio debate, trillime dhe mashtrime të pa skrupullta. Ska pas sekrete  përveç gënjeshtrave të tij. Amoral, sepse grupi është bërë publik, sepse grupi ka bërë konferenca shtypi, sepse grupi është paraqitur para publikut shqiptar jo një por 7 herë,” tha Berisha.

E ndërsa rrjedha e debatit mori një tjetër formë me akuza të drejtpërdrejta dhe të ashpra mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Berisha.

Debati:

Hoxha:  Mbas marrëveshjes.

Berisha; Para marrëveshjes, gënjen dhe vetëm gënjen.

Hoxha: Të jap datat. Ashtu siç gënjen ti për atë dëshmitarin e kanabisit. Ke dy deklarata të partisë Demokratike në mbrojtje. Dhe aji nuk është vrarë 1 javë më mbrapa, por 4 muaj më mbrapa.

Berisha: Je një gënjeshtar

Hoxha: Je ti gënjeshtar. Je ti që në atë video thoje në Toropojë o gjallë o vdekur… që thoje nuk iki nga Tropoja pa e marrë këtë me vete.

Berisha: Je një gënjeshtar mjeran.

Hoxha: Je kapur ti në 21 janar duke manipuluar prova. Je ti që  je kapur në Tropojë që je kërkuar q ë të marrësh me  vete Shkëlqim Haklajn, dhe shkëlqim Haklaj u vra.

- Advertisement -

Rritje e fortë e Euros. Ndodh e papritura në kursin e këmbimit..

Kursi i këmbimit Euro-Lek shënoi një rritje të fortë ditën e sotme. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye...

Çfarë po ndodh? BE thirrje familjeve evropiane të mbajnë rezerva ushqimore për 72 orë

Komisioni publikoi një plan me 30 hapa për t’u përballur me kërcënimet e shtuara, përfshirë agresionin rus. Bashkimi Europian ka propozuar që familjet të krijojnë...

Ndryshon parashikimi i Motit, ja cfarë pritet 5 ditët në vijim sipas sinoptikanes..

Sinoptikania Tanja Porja ka treguar cfarë pritet me motin ne 5 ditët në vijim, nga e premtja deri të marten. Ajo paralajmëroi se nga nesër...

Expose your thoughts

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.