Acar në prag pranvere! Ja kur përmirësohet moti…(VIDEO)

407
0

Në prag të pranverës vala e të ftohtit Siberian godet edhe Shqipërinë. Pjesa më e madhe e vendit po përballet me rreshje të dendura dëbore dhe me temperatura me minus. Ku në zonat më malore të vendit trashësia e dëborës ka kaluar 1 metër e gjysëm. Ndërsa temperaturat kanë shkuar në orët e mbrëmjes deri dhe – 8 gradë. Moti i acartë është shoqëruar dhe me erë të fortë kryesisht në orët e vona të mbrëmjes.
Po dhe tre ditë duhet të bëni durim, pasi motit do të jetë në këto parametra. Prej ditës së sotme acari do të shtrihet në një pjesë të mirë të kontinentit evropian, duke zbritur deri në gadishullin Ballkanik.
Ngjarje të tilla atmosferike sipas sinoptikanëve vërehen rrallë në prag të stinës së ngrohtë, pasi ka vite që nuk ka ndodhur që në tre ditët e fundit të dimrit, temperaturat të shkojnë edhe në zonat e ulta nën zero apo në qytete bregdetare të zbresë dhe dëbora, që në fakt e ka zakon të bjerë në nivele mbi 600 metër nga deti.
Gjithësesi rritja e temperaturave do të nisë që me ndërrimin e stinës, pasi nga e enjta që përkon me 1 marsin moti do të fillojë përmirësohet.