Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme pas një sherri të ndodhur në rrugën e Elbasanit në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur pranë ish-këndit të lojërave“7 xhuxhat”, pas një sherri, motivet e të cilit nuk janë zbardhur ende.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosur ka mbetur një person i moshuar, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije.
Ai është transportuar për në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve për redaksinë tonë, i moshuari ka marrë plagë në kokë, ndërsa personi tjetër që ka mbetur i plagosur është transportuar edhe ai për në spital.
Autori është larguar dhe është në kërkim nga policia.
Policia e Tiranës ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.
Dëshmitarë në vendngjarje raportojnë për JOQ.al:
Ndërkohë tek kryqëzimi tek Rr. Elbasanit sic duket janë plagosur persona me thika. 2 veta i mori ambulanca 1 tjetër kishte ikur për nga rruga që të con tek Liceu, kishte pika gjaku përgjatë një pjese te trotuarit. Ngjarja ndodhi tek ura e Lanës përballe ngjitur me “7 xhuxhat”. Nuk e pashe sherrin por pash që erdhen dy ambulanca dhe morën një person. Njërin e pashë kur e morën me barrelë ishte i gjakosur nga koka, ajo shenja që shihni në foto eshte gjak.
Jo nuk di gjë për motivet e sherrit, ai personi ishte djalë i ri, dhe dicka tjeter një person e mori ambulanca aty tek vendi I fotos esht fiks tek ishulli që kalon vijat e bardha për nga ura kurse ktë që pash un ishte shtrirë tek trotuari për nga 7 xhuxhat./joq