Habit afrikani, shikoni sa bukur këndon shqip: Ç’u mbush mali plot me rrush

1464
0

Emisioni Check In në Tv Klan ka vizituar Bregun e Fildishtë, një vend i Afrikës Perëndimore me vendpushime plazhi, pyje tropikale dhe një trashëgimi francezo-koloniale. Abidjan, në bregun e Atlantikut, është qendra kryesore urbane e vendit. Kryeqyteti i këtij shteti është Ymmaossoukro i vendosur në zemër të Afrikës me histori unikale dhe me kishën më të madhe në glob “Bazilika e zonjës sonë”.

Pas vizitës së një ferme me kakao, një udhëheqës afrikan i cili shoqëronte Blendi Fevziun dhe Albana Nanaj, ka kënduar këngën e Irini Qirjakos “Çu mbush mali plot me rrush”. Emanueli ishte një folës mjaft i mirë i gjuhës shqipe dhe tekstin e këngës e ka mësuar më së miri. Për më tepër ndiqni videon në Youtube.