E “hëngri” emigracioni! Në këtë fshat të Shqipërisë kanë mbetur vetëm pleqtë që nuk ikin dot

174
0

Visoka në Mallakastër është një prej atyre fshatrave që braktiset çdo ditë e më shumë. Banorë të zonës tregojnë se shumë shtëpi janë mbyllur e lënë në mëshirë të fatit. 

E ndërsa vështirësitë ekonomike janë faktori kryesor i largimeve, banorët e mbetur në fshat thonë se  mungojnë investimet, ndërsa prej ndryshimit të sistemit nuk furnizohen as me ujë të pijshëm.

Në rrugët e Visokës ndesh ata pak banorë që janë të detyruar të qëndrojnë, për shkak të moshës, e pamundësisë për të gjetur rrugën e emigrimit.