Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni thotë se 47 mijë shqiptarë janë kthyer nga emigracioni dhe kanë hapur biznese në vend.
Teksa fliste për çështjen e emigrimit masiv të shqiptarëve, Hyseni tha në emisionin “Open”, se edhe në Shqipëri mund të jetohet shumë mirë.
Pjesë nga debati në emision:
Alket Hyseni: 47 mijë janë kthyer sipas Instat dhe kanë hapur biznese. Unë e kam provuar çfarë është emigracioni, nga mali, si mijëra e mijëra të tjerë. Nuk është akoma si Anglia është shumë larg, por edhe këtu mund të jetosh shumë mirë.