“Nëpër fshatra po vdesin për bukë”, Rama: Nuk është e vërtetë, fshati shqiptar ka të ardhme, fitohet më shumë se jashtë..

166
0

Kryeministri, Edi Rama, është takuar këtë të shtunë me fermerët e Fierit.

Në fjalimin e tij, Rama tha se qeveria synon 500 mln eksporte, ndërsa theksoi se bujqësia dhe fshati në Shqipëri ka të ardhme.

Ndër të tjera Rama tha se realiteti I fshatit dhe bujqësisë në Shqipëri është krejt ndryshe nga ajo që thuhet se “në fshat vdes për bukë”.

“Në TV dalin vetëm produktet që hidhen dhe jo të atyre që eksportohen. Po synojmë 500 mln euro eksporte. Po synojmë të arrijmë këtë vit gjysmë miliardin për eksportet, eksporte frutash dhe perimesh. Që kur morëm detyrën, toka që punohet është dyfishuar. Fshati shqiptar ka të ardhme. Krejt e kundërta e asaj që predikohet. Thonë se në fshat po vdesin për bukë, por realiteti është krejt ndryshe. Këtu fitohet më shumë sasa të punosh jashtë, te toka e babait fitohet më shumë”, tha Rama.