Shqiptaret bëhen bashkë, mblidhen mbi 600 mije € për Klevisin

58
0

Ditën e sotme është bërë e mundur mbledhja e shumës mbi 605.000€ për Klevis Gjelucën. Ishte Romario Dragani, miku i të riut i cili hapi Fundraiserin në Go Fund Me për të ndihmuar mikun e tij të ngushtë. Infuencer dhe personazhe te ndryshme kane bere thirrje neper rrjetet sociale per te ndihmuar te riun.

Gjeluca ndodhet në koma që prej datës 27 shtator pas një aksidenti me makinë. Shuma e mbledhur do të shërbejë që Klevisi të operohet në një nga spitalet më të mira të Europës.

“Ai ka qenë në dy nga spitalet më të mira në Shqipëri deri më tani, por ata kanë konfirmuar se nuk kanë kapacitetet për ta shpëtuar. Mënyra e vetme për ta shpëtuar është ta dërgoni në spitale jashtë Shqipërisë (Itali ose Gjermani), por çmimi prej ~ 600,000 dollarë për të paguar operacionin e trurit është shumë i shtrenjtë për familjen e tij”-ka deklaruar miku i tij.

Është emocionues fakti që populli shqiptar ka kontribuuar për të ndihmuar të riun për të bërë të mundur mbledhjen e vlerës monetare që atij i nevojitet.

Dy nga donacionet më të larta në llogari prej 5000€ janë dhuruar nga Ideal Domi dhe Fondacioni Firdeus i Elvis Naçit.

Shqiptarët mund të arrijnë shumë gjëra nëse bëhen bashkë dhe ky është tregues se ky popull bën ende për njëri-tjetrin.

Linku ketu