Salvini i kërkon shqiptarëve të votojnë Lega-n, mediat në Itali i kujtojnë se dikur tallej: Tani i dashke!

710
0

Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet e përgjithshme në Itali, kandidatët e forcave kryesore po mundohen të fitojnë zemrat e elektoratit.

Ndërsa kreu i Partisë Lega, Matteo Salvini i është drejtuar emigrantëve shqiptarë duke kërkuar votën e tyre.

“I kërkoj shqiptarëve të zgjedhin Lega, të zgjedhin ndershmërinë, rregullat dhe punën”, ka thënë Salvini, por mediat në Itali i kanë sjellë në vëmendje deklartata e tij vite më parë kur gati tallej me Shqipërinë si vend kandidat i BE-së.

Më konkretisht, në vitin 2014 Salvini bënte thrirje që Shqipëria të mos pranohej në Bashkimin Europian. “Jo Europës supermarket”, shkruante ai në atë kohë teksa shqiptarët i kategorizonte si drogaxhinj dhe të dhunshëm.