Largimi i të rinjve jashtë vendit, pronari nga Kosova mezi gjen punëtorë me pagë 700 euro

4
0

Kosova po përballet çdo ditë e më shumë me ikjen e punëtorëve nga vendi. Pronari i një biznesi në Skenderaj, thotë se është bërë e vështirë që të gjejë punëtorë, ndonëse me pagë mujore 700 euro. Punëtori që e la punën në biznesin e tij thotë se e la punën për të shkuar jashtë vendit.

Njoftimin përmes së cilit kërkonte punëtorë, tashmë po e heq.

Kjo meqë pronari i këtij biznesi në Skenderaj Ismail Aliqkaj, e gjeti një të tillë, por pasi i ofroi 700 euro pagë mujore.

Ai thotë se kuzhinierin që e kishte, e la punën për të ikur jashtë vendit, mirëpo prapë ka frikën se edhe i riu mund të veproj njëjtë.

Thotë se për të gjetur punëtorë është bërë tejet vështirë.

Mirëpo Bleon Shaqiri, i cili punon në të njëjtin biznes e bënë me shumë qejf punën.

Ai thotë se nuk e ka problem që paradite të shkojë në shkollë, ndërsa pasdite të shërbej në kioskën që gjendet në sheshin “Adem Jashari”.

Me mungesë të punëtorëve po përballen edhe sektorët e tjerë.

Pronarët e bizneseve vazhdimisht ankohen se të njëjtit po e lënë Kosovën, për të gjetur pagë dhe kushte më të mira të punës. Sipas Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, për 6 muajt e parë të këtij viti rreth 65 mijë punëtorë e kanë lënë punën./kanal 10

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.