Rama jep lajmin e mire: “30 mijë lekë për çdo.. aplikimet nga data 1 shtator

151
0

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar edhe njëherë vendimin e qeverisë për të gjithë fermerët që do të kultivojnë grurë.
Postimi i plotë:

LAJM I MIRË

Të gjithë fermerët shqiptarë që kultivojnë grurin në tokat e tyre, do mbështeten financiarisht nga qeveria me 30.000 lekë për çdo hektarë të mbjellë

Duke filluar nga data 1 deri më datë 23 shtator aplikimet do kryhen online në e-Albania, dhe përfitues do jenë si fermerët individualë, ashtu edhe Shoqata të Bashkëpunimit Bujqësor, si dhe persona fizik ose juridik

Aplikantët mund të asistohen nëpërmjet numrit jeshil 08008383, nga specialistët e Agropika-ve dhe Agjencive Rajonale të Ekstensionit Bujqësor në territor