Italia lehtësohen rregullat e Covid-it për nxënësit në shkolla

68
0

Me rikthimin në shkollë në shtator, nxënësit dhe mësuesit në Itali do t’i thonë lamtumirë mësimit në distancë dhe maskave, të gjitha këto rregulla u imponuan për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Mediat italiane shkruajnë se nuk do të ketë më mësim online për ata nxënës që rezultojnë pozitiv me Covid-19, të cilët u detyruan të qëndronin në karantinë, duke ndjekur mësimet nga shtëpia.

Megjithatë, të gjitha shkollat në vend ​​janë të përgatitura për një valë të mundshme të Covid-it që i vendos ato në kushtet e kthimit të maskave.

Fëmijët më të rrezikuar, do të duhet të vazhdojnë të mbrohen duke mbajtur maskën dhe do të lejohen të shkojnë në shkollë. Ndërsa sa i përket atyre punonjësve të arsimit të cilët nuk janë të imunizuar, që prej prillit ata janë kthyer në punë, por nuk janë lejuar të jenë në kontakt me nxënësit.

Por me rregullat e reja këta punonjës do të mund të kryejnë detyrat e tyre të zakonshme.