Mbetet ende mister zhdukja e një gruaje nënë e dy vajzave në Durrës. Ersida Dyrmishi, 30 vjeçe, punonte në një call-center dhe pas daljes nga puna humbi kontaktet me familjen.
Kolegët e punës dhe familjarët po e kërkojnë kudo, por ende nuk ka gjurmë të saj.
Një prej familjarëve ka njoftuar se ata kanë vendosur që të japim shpërblim për këdo që jep informacion të saktë. Prej 2 ditësh që e reja është e zhdukur, familjarët e të resë nuk kanë marrë asnjë informacion përveç disa indicieve që 30-vjeçarja mund ndodhet në Tiranë.