Sulmi kibernetik, Balluku: Duhet të mësohemi me këtë lloj lufte

56
0

Ministrja e Infrastukturës, Belinda Balluku ka thënë sot se shkalla e goditjes nga sulmi kibernetik ndaj institucioneve shqiptare ka qenë “masiv”.

Balluku tha gjatë një konference për media krah ekspertëve të Microsoft, të cilët bashkëpunuan me shtetin shqiptar për kryerjen e analizës forenzike të sulmit, se vendi ynë duhet të mësohet me luftën kibernetike.

“Shkalla e goditjes ka qenë masive, ka qenë e lartë, por edhe falë përgatitjes së AKSHI dhe punonjësve të tjerë të administratës, janë më sensitivë se kurrë ndaj një lufte me të cilën duhet të fillojmë të mësohemi. Këto sulme përdoren për të gjunjëzuar administratën, kompani”, u shpreh Balluku.