Një ditë pas çeljes së negociatave, në ceremoninë e ngritjes simbolike të flamurit të Europës në ambientet e Kryeministrisë, kryeministri Edi Rama u ndal pak dhe te media. Përballë kabinetit qeveritar dhe të pranishmëve të tjerë, kreu i qeverisë tha se faza e re në të cilën ka hyrë vendi kërkon mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve. Po ashtu, ai shtoi se do të angazhohet në përsosmërinë e vijës së sjelljes.
‘Kjo fazë e re kërkon një mbrojtje të re të të drejtave të gazetarëve si zëdhënës të interesit publik, por dhe si punëmarrës, prandaj ne do të angazhohemi në të dyja frontet, qoftë për të reflektuar mbi gabimet tona dhe për të përsosur vijën e sjelljes, por qoftë dhe për të ndërvepruar me komunitetin e gazetarëve dhe përfaqësuesit e tyre, në funksion të zgjidhjes së halleve dhe problemeve të tyre të mëdha në raport me punëdhënësit,” u shpreh kryeministri.’- u shpreh Rama.
Më tej ai u ka kërkuar ndjesë shqiptarëve për gabimet e tij: ‘U kërkoj ndjesë për gabimet e mia, duke i siguruar se asnjë nuk ka qënë për të përfituar në kurriz të të tjerëve, kurrë s’kam qënë më i bindur dhe më i motivuar për të merituar besimin e tyre, ka deklaruar Rama.