Infektohet shqiptari i parë me lijën e majmunit

315
0

Një 24-vjeçar me origjinë shqiptare që jeton në Magnezi është rasti i parë i lisë së majmunëve në rajonin e Thesalisë.

Sipas mediave vendase mësohet se i riu është paraqitur me skuqje të lëkurës javën e kaluar dhe fillimisht shkoi në Spitalin e Përgjithshëm të Volos dhe më pas në Spitalin Universitar të Larisës ku iu nënshtrua analizave të nevojshme, ndërsa në të njëjtën kohë u mor një mostër e lezioneve të lëkurës, e cila u dërgua në një laborator special në Selanik.

24-vjeçari fillimisht u shtrua në dhomën e presionit negativ në Infektiv si rast i dyshimtë dhe dje nga Laboratori i Selanikut erdhi konfirmimi se vuante nga lija e majmunit.