Anri Kashiku është i riu që humbi jetën ditën e sotme, pasi u mbyt në det në Durrës.
18-vjeçari hyri në det për të shpëtuar dy shokë të tij të mitur, dy 15-vjeçarë, por pasi i shpëtoi ai nuk mundi dot të dalë nga deti. Policia nisi kërkimet për të dhe pak më parë, trupi u nxor i pajetë në sipërfaqe.
Sipas informacioneve, ai ka lindur në Librazhd dhe banues në sektor “Rinia” të Durrësit.