Bordi “harron” te ulë cmimin e karburanteve, shikoni se sa ka rënë në BURSË çmimi i NAFTËS

689
0

Në Shqipëri një litër naftë kushton plot 240 lekë, pasi aq e ka fiksuar çmimin bordi i transparencës gati një javë më parë.

Megjithatë gjatë këtyre ditëve, çmimi i naftës për fuçi në bursë ka pësuar luhatje, e gjatë 24 orëve të fundit ka pësuar një rënie të ndjeshme.

Aktualisht një fuçi nafta e papërpunuar tregtohet me 93,92 dollarë, ndërsa një fuçi naftë bruto tregtohet me 97,62 dollarë.

E ndonëse çmimet në bursë kanë pësuar rënie të madhe, është e paqartë nëse Bordi i Transparencës pa në plan të mblidhet për të përditësuar çmimet në vendin tonë.