Çfarë po ndodh me Saimir Tahirin? Ish-ministri socialist tranferohet nga burgu i Fierit..

313
0

Ish-Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, është transferuar nga burgu i Fierit në burgun e Lushnjës. Transferimi kryhet pas kërkesës së familjarëve të tij.

Ish-ministri u dënua në 4 Shkurt të këtij viti pasi u gjet fajtor për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” me kontaktet që mbante me kushërinjtë e tij Habibaj, të skeduar për aktivitetin e paligjshëm të kultivimit dhe trafikut të kanabisit.

Më herët në Qershor, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahirit për pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të dënimit të tij me 3 vite e 4 muaj burg.

Tahiri pretendoi se i rrezikohej jeta në qeli e për këtë arsye nuk mund të ekzekutohej menjëherë vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit