“Shqipëria naftë si në vendet Arabe”, Balluku tregon zbulimin e madh: SHELL-i ka goditur një arterie që…

1057
0

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku konfirmoi se SHELL-i ka gjetur naftë dhe gaz në malin e Shpiragut në Berat.

Pas vitit 2023, a do të ketë Shqipëria naftë me shumicë si në Arabi? Balluku theksoi se ky zbulim i rëndësishëm në zonën e Shpiragut do të pasohet nga një investim rreth 6-7 miliardë euro, që ka për synim ngritjen e infrastrukturës që do shërbejë për nxjerrjen, përpunimin dhe shpërndarjen e hirdokarbureve. 

“Sot, në fazën finale të eksplorimit deri në mars të vitit 2023, pritet të ketë një analizë të hollësishme të mënyrës sesi ky hidrokarbur do të dalë nga nëntoka. Pra, që Shell ka goditur tashmë një artierie shumë të rëndësishme, e cila është e përbëre nga naftë dhe gaz, ky është një fakt. Në këto momente, faza finale është faza analitike e mënyrës sesi do nxirret i gjithë ky hidrokarbur në mënyrë efiçente”, tha Balluku.