Von der Leyen jep lajmin e madh per shqiptaret: Gati të nisim negociatat me RMV dhe Shqipërinë

340
0

Komisioni Europian njofton se është gjithçka gati për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Presidentja e institucionit të rëndësishëm të BE, Ursula von der Leyen, njoftoi se pati një bisedë telefonike të mirë me kryeministrin, Dimitar Kovaçevski, me të cilin diskutoi për propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen.

“Përshëndet lajmet se Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, me mbështetjen e Francës, janë afër një marrëveshje që adreson shqetësimet dhe interesat e palëve. Komisioni Europian është gati të nisë procesin e shqyrtimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për hapin e radhës në rrugëtimin e tyre europian”, shkruan Von der Leyen në një njoftim në Twitter.