“Pyetje me spec”, Rama përplaset me gazetarin: Do kalosh 3 muaj në riedukim. Nuk je.. (VIDEO)

389
1

Gjatë konferencës së mbajtur këtë të premtë, kryeministri Edi Rama është përplasur me një prej gazetarëve të pranishëm. Gazetari e pyeti ministren Olta Xhaçka se a e ka takuar bashkëshortin e saj, investitor strategjik, në prani të dy anëtarëve të administratës, siç e parashikon kodi i ri etik apo e ka thyer kodin e ri i cili parashikon sanksione deri në largim nga puna.

Kësaj pyetjeje iu përgjigj kryeministri, Edi Rama, i cili tha se përgjigjen do të ta jap unë, duke i thënë gazetarit se do kalosh në riedukim për 3 muajt e ardhshëm.

Debati:

Gazetari: Në 29 Prilli të këtij viti ka hyrë në fuqi kudo i ri etik që parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministret që e shkelin.  Një nga pikat e këtij kodi është që ministret nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe duhet të takohen vetëm kur janë në praninë e dy punonjësve të administratës. Po ju e keni zbatuar këtë pikë? E keni takuar burrin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik në praninë e dy punonjësve të administratës apo e keni shkelur kodin etik

Rama: Tani këtu përgjigjen ta jap unë. Do kalosh në riedukim për 3 muajt e ardhshëm. Nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Gazetari: Kodi etik a do zbatohet, ju vetë keni thënë që do ketë sanksione deri në largim nga puna.

Rama: Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit ndërkohë vazhdon mban fjalime. Për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet riedukim, përgjigjet e radhës do e marrësh pas tre muajsh, në tetor hajde.