“Kriza e çmimeve” Ish-deputeti i PS: Nuk jemi aq keq sa thuhet, ka dhe më keq!

171
0

Ish-deputeti socialist, Ervin Bushati, tha në emisionin “Open” të gazetares Eni Vasili, në News24, se kriza e çmimeve të karburanteve do të vazhdojë, minimalisht me një vit, ndaj dhe sipas tij, duhet t’iu themi njerëzve të përgatiten.

I ftuar në studio, Bushati tha se qeveria ka reaguar në moment dhe në mënyrën e duhur për krizën, duke shtuar se fenomeni i rritjes së çmimeve është global dhe Shqipëria nuk e kontrollon dot.

Pjesë nga diskutimet:
Bushati: Shqipëria vjen pas një tërmeti shkatërrues, pastaj pandemia. Tani që flasim Banka Qendrore e Amerikës ka rritur normat e interesit, sepse është inflacioni shumë i lartë.

Fenomeni i rritjes së çmimeve është problem global dhe ne e marrim nga jashtë. Duhet të dimë që nga viti 1990 ne nuk i kontrollojmë dot çmimet, sepse është kapitalizëm.

Qeveria e Shqipërisë mbledh më pak taksa nga të gjithë në rajon, pra lë më shumë para në duart e qytetarëve. Nëse vendet e rajonit e kanë 15%, 18%, ne e kemi zero. Në Shqipëri ndodh që inflacioni është sa gjysma e Maqedonisë së Veriut. Kjo, së pari, për energjinë elektrike, pasi jemi i vetmi vend që kemi 100% energji të rinovueshme. Nuk them që jemi mirë, por nuk jemi aq keq sa thuhet gjithmonë. Ka vende që janë më keq. Njerëzit bëjnë shumë mirë që protestojnë, ishin pak madje. Protestat nuk është se mund të zgjidhin e mbajnë çmimet e bursës, të tregut. Shqipëria nuk i kontrollon çmimet.

Arlind Qori: A nuk po e bëni ju kontrollon e çmimeve përmes bordeve?
Bushati: Në të gjithë botën sot po krijohen masa rregullatorë, ku po i thuhet bizneseve se po fitojnë shumë. Janë nivele të jashtëzakonshme,

Qori: Po ju i thoni oligarkëve se po fitojnë shumë?
Bushati: Ndërhyj, por me kushtin që pyetjet e tua të jenë më të shkurtra se përgjigjet. Shqipëria kaloi një krizë, që ishte tërmeti, pastaj pandemia, pra u mësua me krizat. Jemi në mandatin e tretë dhe Rama është kryeministri më jetëgjatë. Për këto arsye pati një reagim të momentin, të mirë, por që duhet ndjekur me masa të tjera, madje mendoj se duhen shtuar më shumë. Duhet të përgatitemi e t’iu themi njerëzve se kjo krizë nuk do të mbarojë shpejt, lufta nuk do mbarojë shpejt, çmimet e naftës do vazhdojnë të jenë të larta. Kjo goditje e naftës pas luftës është si në 1978, kur kriza e çmimeve të naftës vazhdoi për 7-8 vite. Do vazhdojë kjo krizë dhe nuk do të mbarojë pa një vit minimalisht, kështu që qeveria duhet të marrë masa.