Qeveria shqiptare ka miratuar vendimin për t’i dhuruar 1 milion euro Ukrainës.
Ky vendimi u miratua më 10 qershor nga Këshilli i Ministrave. Fondi do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2022. Ngarkohen Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
》VENDIMI: “Miratohet dhënien e ndihmës financiare humanitare nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë për qeverinë e Ukrainës, në shumën 1 000 000 (një milion) euro”