Policia nxjerr fotot e një vajze dhe kërkon ndihmën e qytetarëve: Na ndihmoni ta gjejme, ja per cfare kerkohet..

1631
0

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e një vajze dhe kërkon ndihmë nga qytetarët, nëse mund të kenë informacion dhe të ndihmojnë rrjedhimisht në arrestimin e saj. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije se fotot janë publikuar me autorizim të Prokurorisë.

Nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Falsifikim i parasë”, Policia e Prizrenit kërkon ndihmën e qytetarëve. Numrat e telefonit për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 (pa pagesë), 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren dhe 038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren.

Njoftimi i plotë i Policisë së Prizrenit, Kosovë:

Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, me autorizimi të Prokurorisë  Themelore në Prizren, bazuar në ligjin  për publikimin e fotografive me qëllim të identifikimit  të personit, e me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon:

Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët; Personi i kërkuar është:

  • NN, i gjinisë femërore

E dyshuara  kërkohet  për veprën penale  sipas autorizimit  të Prokurorisë  Themelore në Prizren: Falsifikim i parasë nga neni 296, paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkëngjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

  • 192  (pa pagesë)
  • 038-5080-6000, Drejtoria Rajonale – Prizren
  • 038-5080-6121 Stacioni Policor – Prizren
  • E-mail adresa: [email protected]