Gjykata ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për Ajas Sulejmanin i cili para disa ditësh përplasi me makinë në vijat e bardha çiftin Arjan e Vilma Konomi dhe foshnjën e tyre 3-muajshe.
Ndërkohë, hetimet për aksidentin e rëndë që ndodhi të dielën në Rrugën e Kavajës treguan se 39-vjeçari Ajas Sulejmani ishte përdorues i dy lëndëve nar kotike, të kanabisit dhe drogës sintetike metamfetaminë.
Megjithatë para hetuesve shoferi i cili përplasi me makinën e tij teksa po kalonin vijat e bardha bashkëshortët Konomi dhe foshnjën e tyre, pretendoi se lënda nar kotike nuk është shkaku dhe se ai ka qenë duke lëvizur me rreth 40 kilometër në orë.
“Para semaforit frenova – ka treguar Sulejmani – por makina nuk ndali dhe nuk munda ta evitoja”.