Vasili i vërsulet SHBA-ve: Tregoni pse e refuzuat Adriatik Llallën?!

637
0

Kryetari i grupit të LSI, Petrit Vasili i ftuar në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv kërkoi nga SHBA që çështja e Adriatik Llallës të zbardhet sa më shpjet për të mësuar se cila ka qenë arsyeja konkrete që i është ndaluar hyrja. Ai tha se nëse ka një akuzë për korrupsion ndaj Llallës, të zbardhet se cilin ka mbrojtur ish-kryeprokurori.

“Zbardhja e çështjes është me rëndësi dhe jo hyn apo nuk hyn Llalla në SHBA. Presim me padurim se cili ka qenë argumenti. Nëse ka qenë akuzë për korrupsion, për cfarë është korruptuar dhe cilin ka mbrojtur? Ndonjë trafikant, njeri politik apo cfarë? Është hedhur një hap me rëndësi, por do të marrë formë kur të bëhen publike. Shpresoj që do të jenë publike” tha ai.

Ambasada duhet të japë shpjegim?

“Jemi të interesuar të gjithë. Sot dimë që i është refuzuar viza nga ambasada këtu, por në rast se bëhet fjalë për korrupsion, ka interes më të madh se cfarë ka qenë shkak i korrupsionit dhe cilin ka mbrojtur dhe është zbardhje e dy anshme. Ne mbështesim, personalisht të gjithë presim se cilat janë veprat konkrete” deklaroi ai.

Shumica e ka quajtur si funksionim të Vettingut?

Kjo nuk ka lidhje, është spekulim, pasi cështja e Llallës ka lindur para se të niste Vettingu.

Llalla hoqi dorë nga drejtësia?

Nuk është rasti i vetëm ai i Llallës, ka shumë raste të tjera, edhe përpara tij ka pasur raste. Nuk merrem me argumentet e shumicës.