Mesazhet erotike: Salianjit dhe Gridës iu ngrejnë këngë

688
0

Është poeti satirik Arben Duka, që sjell poezinë e mëposhtme:

“Në udhëkryq dikush u gjend,

për mesazhet delikate,

nëse seksi në Kuvend,

është një gjë fare private?!

U shqyen rrjetet sociale,

duke mbrojtur-duke sharë,

këtu-të tilla skandale,

s’kanë ndodhur për herë të parë!

Ylli Pango qe i pari,

që për seks u bë kurban,

dhe në Dibër-Kryetari,

u zu mat-u bë për nam!

Në rastet që janë kapur,

“kurvarët” e kanë paguar,

ama-që ta themi hapur,

dhjetëra raste s’janë zbuluar!

Në ditë të kiametit,

u kapën këta të dy,

për ofiqarët e shtetit,

s’mund të ketë privatësi!

Këto dy palo fytyra,

nuk besoj se do t’ja hedhin,

se si rregull janë pasqyra,

e atyre që i zgjedhin!

Paguan popull’ i shkretë,

dhe i mban me aq të mira,

për të qenë deputetë,

jo për seks e për orgjira!

Dhe me presje-dhe me pika,

më e pakta është skandal,

po dhe palo politika,

natyrisht që do moral!

Kemi thënë në vargjet tona,

për ofiqarët e mirë,

që të shkreta pantallona,

t’i mbajnë mbyllur me zinxhirë!

Nuk duam të marrim haqe,

as tek burrat-as tek gratë,

po nesër me ç’sy e faqe,

do të dalin në fushatë!

Të dy sekretarë partie,

paskan gjetur një melhem,

të qe lidhje dashurie,

nuk do qe aspak problem!

Nga ato që janë shkruar,

duket një pervesitet,

dihet që je i vëzhguar,

nëse je një deputet!

Paparacët ta nxijnë famën,

dhe dot nuk i hedh në gjyq,

biles-po të gjetën anën,

të nxjerrin dhe lakuriq!

Gjithë ofiqarët e lartë,

që punojnë në qeveri,

them se e kanë të qartë,

se nuk kanë privatësi!

Duhet t’i kuptojnë leqet,

edhe shtigjet e tundimit,

kanë tok me privilegjet,

riskun e diskreditimit!”